Luis de la Fuente: Pedri është aq i mirë sa nuk e dimë se ku është versioni i tij më i mirë

Luis de la Fuente ka qenë më se i kënaqur me paraqitjen e Spanjës dhe beson se objektivi është arritur në këto dy miqësore.

Trajneri nuk ka ngurruar të vlerësojë futbollistin Pedro Gonzales, i njohur si Pedri, i cili realizoi 2 gola në miqësoren ndaj Irlandës së Veriut

“Unë jam ai që e falënderoj, shembull ekselence, mundi, shkollë vlerash. Është e rëndësishme për të gjithë dhe jemi shumë të lumtur sepse është një futbollist shumë i rëndësishëm”, tha La Fuente.

La Fuente shtoi se “Pedri është aq i mirë sa nuk e dimë se ku është versioni i tij më i mirë”

Ai potencoi se për datën 15 është i sigurt që ka të gjithë lojtarët në dispozicion.

Go to TOP