Lührmann: Mezi presim thellimin e marrëdhënieve Kosovë – Gjermani

Ministrja e Shtetit për Evropë dhe Klimë e Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann, ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për pritjen e sotme.

“Falënderoj presidenten Vjosa Osmani për diskutimin e mirë sot se si të ecim përpara së bashku. Mezi presim 10-vjetorin e Procesit të Berlinit dhe thellimin e marrëdhënieve Kosovë – Gjermani edhe më shumë”, ka shkruar Lührmann në platformën X. 

Ndërkaq presidentja Osmani, sipas komunikatës së Presidencës së Kosovës, ka kërkuar heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP