Luhaten çmimet e pemëve dhe perimeve në tregjet e Prishtinës
Luhaten çmimet e pemëve dhe perimeve në tregjet e Prishtinës|Video
Çmimet e pemëve dhe perimeve në Tregun e Gjelbër të Prishtinës dhe atë të Ulpianës, herë pas here po pësojnë ngritje e ulje.
Për qytetarët kjo po është shqetësuese, ngase buxheti i tyre shpesh s`e përballon shtrenjtësinë e këtyre produkteve elementare. Tregtarët thonë se ngritja e çmimeve të produkteve vjen si pasojë e furnizuesve, të cilët ua shesin me çmime të ndryshme.
Çmimet e produkteve elementare që i duhen çdo familjeje po shtrenjtohen si pasojë e importit, thonë tregtarë e qytetarë.
E në Tregun e Gjelbër, Rashit Berisha thotë se çmimet janë të arsyeshme, ngase produktet që i shet janë vendore dhe të freskëta.
“Falë vallahi 1kg spinaq 1 euro, 0ma falë s’di ku me shku 6-7 tuba kepë 1 euro 1 kg purri, 1 euro”, thotë ai. Berisha thotë se qytetarët s’kanë arsye për ankesa.
“Po ankohen prej së mirave, se ka boll veç për qata”, shton ai.
Edhe tregtarët e tjerë po i konsiderojnë çmimet të arsyeshme, derisa thonë se gjatë periudhës së verës ato bien, ngase furnizohen me produkte vendore.
“Verës normal se janë të vendit për 80% t vendit, po sezon s’kemi e për qata janë ngritjet e pemëve perimeve”, thotë Beqir Avdiu, tregtar
Ndërsa, Shaban Bislimi, tregtar shprehet se deri sa t’ia nisin prodhimet vendore është një çmim jo aq edhe shumë i lire por edhe nuk është i shtrenjtë në krahasim me kah transportohen kah vijnë.
Qytetarët po ashtu thonë se çmimet e larta janë të papërballueshme, mirëpo edhe këta i arsyetojnë tregtarët.
Sipas tregtarëve, një kilogram tranguj kushton 1 euro e 50 centë, 1 kilogram domate – 1 euro e 70 centë, 1 kg qepë 1 euro e 50 centë, 1 kg spinaq nga 1 euro deri në 1 euro e 50 centë dhe speci djegës 2 euro e 50 centë./rtk
