Luftimi i operatorëve ilegalë të internetit dhe kanaleve televizive, mbledh Kelmendin dhe përfaqësuesit e kompanive të licencuara
Përfaqësuesit e operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave janë pritur këtë të martë në takim nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.
Tema qendrore e diskutimit të tyre ka qenë parandalimi dhe luftimi i veprimeve të operatorëve, të cilët ofrojnë jashtëligjshëm internet dhe kanale televizive.
“Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që përfaqëson për trajtim e shpejtë dhe profesional të rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, si dhe ka kërkuar mbështetjen e të gjithë operatorëve të licencuar që të bashkëpunojnë me prokurorinë për identifikimin e të gjitha veprimtarive ilegale, për çka operatorët janë zotuar se do të ofrojnë një mbështetje të tillë”, thuhet në kumtesë
