Luçesku largohet nga drejtimi i Rumanisë pas humbjes në `play-off`

Trajneri me përvojë Mircea Lucescu është larguar nga posti i trajnerit të Kombëtares së Rumanisë, ka njoftuar të enjten Federata Rumune e Futbollit.

Vendimi vjen pas humbjes 1-0 ndaj Turqisë në gjysmëfinalen e “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës, e zhvilluar më 26 mars.

Trajneri tetëdhjetë vjeçar kishte kaluar edhe probleme shëndetësore ditët e fundit. Ai ishte dërguar në spital javën e kaluar pasi ishte ndjerë keq gjatë një takimi para një seance stërvitore, çka bëri që të mungojë edhe në ndeshjen miqësore të Rumanisë ndaj Sllovakisë të martën.

Kjo largim shënon përfundimin e mandatit të tij të dytë në krye të Rumanisë. Në periudhën e parë, në fillim të viteve ’80, Lucesku kishte bërë histori duke e kualifikuar vendin në Kampionatin Evropian të vitit 1984, pjesëmarrja e parë e Rumanisë në atë turne.

Federata rumune ka bërë të ditur se Lucesku pritet të marrë një rol të ri brenda organizatës, ndërsa kërkimet për trajnerin e ri tashmë kanë nisur, në prag të ciklit të ardhshëm kualifikues.


Go to TOP