Luboteni në finale pas fitores në Pejë
Luboteni ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it, pasi mposhti Pejën në udhëtim me rezultat të pastër 0-3, në ndeshjen vendimtare të gjysmëfinales.
Skuadra nga Ferizaj dominoi në të gjitha aspektet e lojës, duke kontrolluar çdo set dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për rikthim.
Me këtë fitore, Luboteni vulos finalen dhe do të përballet me Ferizaj, duke sjellë një tjetër finale tërësisht ferizajase në luftën për titullin e kampionit.
Superliga A – Meshkujt
Play-Off | Gjysmëfinalja 3
Peja 0-3 Luboteni
21/25, 21/25, 19/25
