Luan Krasniqi voton në Ambasadën e Kosovës në Hamburg

Boksieri nga Kosova që jeton në Gjermani, Luan Krasniqi ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në Ambasadën e Kosovës në Hamburg.

Ai ka shkruar në Facebook”, se votuar në Ambasadën e Kosovës në Hamburg.

“Është një kohë e rëndësishme dhe sfiduese për popullin e Kosovës. Bashkimi ka qenë gjithmonë forca më e madhe e një kombi, prandaj shpresoj dhe besoj se sot jemi më të bashkuar se kurrë më parë. Le të votojmë me ndërgjegje, për të vërtetën dhe realitetin, duke menduar për të ardhmen e Kosovës dhe të brezave që vijnë. Kosovë Bashkimi na bën më të fortë”, ka shkruar ai.

Ndryshe sot numri i përgjithshëm i shtetasve të regjistruar për të votuar në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës është 27,724 votues.

Go to TOP