LSM kundër propozimit të KSI-së: Vaksinimi duhet të jetë zgjedhje personale e punëtorëve

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) ka reaguar ndaj propozimit të fundit të Komisionit për Sëmundje Infektive, që vaksinimi për të punësuarit në sektorin publik të jetë i detyrueshëm.

Nga LSM thonë se vaksinimi duhet të jetë rezultat i zgjedhjes personale të punëtorëve, dhe nuk duhet të bëhet me dhunë.

“Procesi i imunizimit nuk duhet të bëhet në dëm të të drejtave elementare të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë, konventa dhe ligje ndërkombëtare dhe kundër vullnetit të individit”, thuhet në reagimin e LSM-së.

Sindikata bën të ditur se në periudhën e kaluar ka marrë ankesa nga punëtorët të cilët nuk janë vaksinuar ku thuhet se nuk lejohet të hyjnë në punë pa certifikatë vaksinimi apo test negativ të bërë me shpenzimet e tyre.

Për këtë, LSM i është drejtuar Inspektoratit Shtetëror të Punës, ku kanë marrë përgjigje se një sjellje e tillë e punëdhënësve është e paligjshme.

Go to TOP