Kosova.info

Lojtarët që rrezikojnë të mos luajnë në fazën e eliminimeve direkte, për shkak të lëndimeve

Disa lojtarë me emër kanë munguar në Kupën e Botës 2022 për shkak të lëndimeve, duke përfshirë dyshen e mesfushës së Francës, Paul Pogba dhe N’Golo Kante.

Të tjerët u sollën në Katar nga menaxherët e tyre, të cilët shpresonin se mund të rikuperoheshin, por ende nuk janë paraqitur.

Lëndime po ashtu pati edhe në fazat e grupeve, me lojtarwt qw debutuan në turne, por tani janë në dyshim për fazën eliminatore.

Neymari – Brazil

Ylli i Brazilit u faullua nëntë herë gjatë fitores 2-0 të skuadrës ndaj Serbisë. Ai çaloi me një dëmtim në kyçin e këmbës dhe nuk u paraqit në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Ka pasur raporte se sulmuesi i Paris Saint-Germaine po merr krioterapi në një përpjekje për t’u përshtatur për ndeshjen e tyre në raundin e 16-të kundër Koresë së Jugut.

Danilo – Brazil

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit po i bën shoqëri Neymarit në dhomat e krioterapisë, pasi ai gjithashtu pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, në të njëjtën ndeshje.

Dyshja pritet të rikthehet në fazat eliminatore.

Cheikhou Kouyate – Senegal

Mesfushori i Nottingham Forest u detyrua të largohej gjatë ndeshjes hapëse të vendit të tij kundër Holandës me një dëmtim në ijë dhe nuk u paraqit kundër Katarit apo Ekuadorit, shkruan AlJazeera,

Christian Pulisiq – SHBA

Pulisic u përplas me portierin iranian Alireza Beiranvand në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve. Goli siguroi vendin e vendit të tij në raundet e eliminimit – ku ata do të takohen me Holandën – por pati një çmim.

Goditja shkaktoi një kontuzion të legenit dhe Pulisiq u detyrua të largohej nga fusha dhe më vonë mori trajtim spitalor.

Megjithatë, anësori i Chelseat u ka thënë tifozëve përmes rrjeteve sociale se ai do të jetë gati për ndeshjen e tyre të 1/16-tës.

Danilo Pereira – Portugali

Qendërmbrojtësi i PSG-së shpreson të kthehet në ndeshjen e së martës, kundër Zvicrës, pasi tre brinjë iu thyen në stërvitje gjatë fazës së grupeve.

Veterani Pepe zëvendësoi Pereiran në qendërmbrojtje, së bashku me Ruben Dias të Manchester Citytt, në dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

escort mersin - izmir escort