“Lojtar i ndeshjeve të mëdha”, Muriqi thyen rekord pas performancës ndaj Barcelonës

Vedat Muriqi ishte protagonisi kryesor i ndeshjes së mbrëmshme ku Mallorca nxori një barazim në shtëpi ndaj Barcelonës, në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 7-të në La Liga.

Muriqi ishte i përfshirë në të dyja golat mbrëmë ndaj Barcelonës, duke shënuar fillimisht golin hapës dhe të epërsisë për ekipin e tij, e më pas duke asisituar në dytin, për ta barazuar rezultatin në 2-2 ku dhe doli të ishte epilogu final i takimit. Muriqi u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes pas përfundimit të sfidës.

Pas asaj performance dhe golit të shënuar, sulmuesi kosovar ka thyer një rekord në La Liga.

Muriqi është bërë vetëm një nga dy lojtarët e vetëm, së bashku me Joselu Maton, të cilët kanë shënuar kundër Barcelonës, Atletico Madridit dhe Real Madridit në La Liga që nga fillimi i sezonit të kaluar.

Ndryshe, Muriqi ka realizuar tre gola dhe ka regjistruar një asistim në 7 paraqitje deri tani në La Liga këtë sezon.

https://twitter.com/OptaJose/status/1706759322233892864?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1706759322233892864%7Ctwgr%5E566e94c736ff4c59d5c91333e3f7a073eba0f0ff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Flojtar-i-ndeshjeve-te-medha-muriqi-thyen-rekord-pas-performances-ndaj-barcelones%2F
Go to TOP