Llapi merr tri pikë të mëdha në udhëtim te Feronikeli ‘74

Llapi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Feronikeli ’74 në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ekipi i Tahir Batatinës është kthyer të fitorja pas barazimit ndaj Prishtinës, duke marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshjet e pranverës.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por pa raste ideale dhe kështu shifrat mbetet të pandryshuara.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe me më shumë raste nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm mysafirët që gjeten golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 69-të dhe ishte i përhershmi Muhamet Hyseni, i cili shënoi për 0-1 dhe deri në fund rezultati nuk ndryshoi.

Pas kësaj fitore, Llapi e sheh veten në pozitën e dytë me 47 pikë, një më pak se Ballkani i pari, ndërsa Feronikeli ’74 zë vendin e shtatë me 23 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Llapi e pret Gjilanin, ndërsa Feronikeli ’74 udhëton te Liria. 

Go to TOP