Llapi me triumf bindës përballë Feronikelit

Llapi ka regjistruar fitore bindëse përballë Feronikelit (4-2) në takimin e xhiros së 21-të të BKT Superligës së Kosovë në futboll.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Alef Firmino e zhbllokoi rezultatin që në minutën e gjashtë.

Adem Maliqi e dyfishoi epërsinë me një gol të bukur (10’), ndërsa Latif Amadu e shënoi golin e tretë (34’).

Rezultatin përfundimtar të pjesës së parë e vendosi Bianor Neto (41’) duke shënuar golin e katërt dhe duke i dërguar nikoqirët në pushim me avantazh të lartë.

Në gjysmën e dytë, ekipi mysafir e gjeti rrjetën (72’) duke shënuar përmes Kaltrin Seferit, ndërsa një gol tjetër e realizoi edhe Sokol Kiqina (84′).

Falë kësaj fitoreje, Llapi është ngritur në kuotën e 36 pikëve dhe mban vendin e katërt në renditje, ndërsa lideri Ballkani është gjashtë pikë larg.

Feronikeli vazhdon të jetë skuadra e fundit në tabelë me vetëm 11 pikë të grumbulluara, nga tri fitore, dy barazime dhe 16 humbje. 

Go to TOP