Lladrovci thotë se në Drenas do të vazhdojnë edhe katër vjet

Kandidati për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka përmbyllur fushatën elektorale me falënderim për përkrahjen e banorëve të Drenasit dhe me ftesën që nesër të gjithë ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe bashkë ta bëjnë Drenasin kampion.

“Drenasi është zemra e Kosovës, Drenasi është port nga ku po kalon fryma. Është vendi ku për herë të parë krisi pushka e UÇK-së”, tha ai.

Ndërsa bartësja e listës, Laureta Thaqi u shpreh e bindur qe qeverisja e Drenasit do te mbetet me fuqinë e njejtë të suksesit edhe për katër vitet e ardhshme.

Lladrovci premtoj se për katër vitet e ardhshme Drenasit do t’i shtohen bizneset, të cilat do të ndikojnë në mirëqenien e banorëve.


Go to TOP