Lladrovci: Gëzuar festa e Kurban Bajramit!

Me rastin e Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar festën e Kurban Bajramit. Ja urimi i tij:

Gëzuar festa e Kurban Bajramit!

Të gjithë besimtarëve islamë ua uroj festën e Kurban Bajramit, me urimet më të sinqerta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në çdo familje.

Kjo festë e madhe simbolizon sakrificën, solidaritetin, mirëkuptimin dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit duke shërbyer si moment reflektimi për vlerat humane dhe familjare.

Me këtë rast, kujtojmë me nderim të gjithë dëshmorët, martirët dhe kontribuuesit e lirisë, të cilët me sakrificën e tyre bënë të mundur jetën në liri dhe paqe.

Uroj që fryma e Kurban Bajramit të sjellë më shumë mirësi, unitet dhe dashuri ndërmjet qytetarëve.

Gëzuar festa e Kurban Bajramit! /Kosova.info/


Go to TOP