Liverpooli mbanë gjallë shpresat për titull me fitoren minimale ndaj Newcastles

Liverpooli ka triumfuar në udhëtim te Newcastle United me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier.

Pas vetëm 19-të minutash lojë, The Reds kaluan në epërsi përmes Naby Keitas, që u asistua nga Diogo Jota.

Më pas, The Magpies shënuan nëpërmjet Miguel Almiron (39′), mirëpo ajo u anulua për pozicion jashtë loje.

Jota e Sadio Mane lëshuan më pas shanse ta arta shënimi, duke shkuar kështu në pushimin mes pjesëve me epërsi.

Në 45 minutat e dytë, sërish dominimin e kishte Liverpooli, që përsëri lëshoi mundësi të mira shënimi.

Jota lëshoi një goditje të fuqishme në minutën e 79-të, por Martin Dubravka bëri pritje fantastike.

Skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp ia doli të mbajë këtë epërsi dhe mori tre pikë, për t’u rikthyer në vendin e parë në tabelë, por që duhet të pres duelin e Manchester Cityt me Leeds United.

Pas javës së 35-të, Liverpooli ka 82 pikë, dy më shumë se Citizens që kanë një ndeshje më pak, ndërsa në xhiron e 36-të do të ketë punë me Tottenhamin.

Go to TOP