Liverpool shokohet nga Crystal Palace

Crystal Palace ka dal se është pengesë e madhe në rrugën e Liverpool për t`u bërë kampion në Angli.

E diela në stadiumin “Anfield” ka sjellë një humbje të papritur të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp, duke i komplikuar gjërat për “Reds” dhe synimin e tyre për ta fituar kampionatin.

Crystal Palace ka fituar ndeshjen me rezultatin 0-1.

Momenti vendimtar i ndeshjes ka qenë në minutën e katërmbëdhjetë, kur Eze ka shënuar pas një asistimi nga Mitchell. 

Liverpool ka pasur disa përpjekje me Luis Diaz, Darvin Nunez, Dominik Szoboszlai e Diogo Jota, por pa sukses. 

Aktualisht Liverpool ndodhet në pozitën e tretë në tabelë, me shtatëdhjetë e një pikë. Ndërkohë, në krye për momentin është Manchester City me shtatëdhjetë e tri pikë. Arsenal ndodhet në vendin e dytë, me shtatëdhjetë e një pikë, por me një ndeshje më pak. 

Go to TOP