Lituania merr vendim të ndalojë hapësirën ajrore për avionët rusë
Estonia, anëtare e Aleancës Veri-Atlantike (NATO), ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar fqinjit baltik, Letonisë.
Kryeministrja e vendit, Kaja Kallas u kërkoi vendeve të tjera të BE-së të ndjekin të njëjtin shembull.
Polonia, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Bullgaria gjithashtu kanë njoftuar kufizime për avionët rusë.
“Estonia po ndalon linjat ajrore ruse nga hapësira ajrore. Ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për avionët e shtetit agresor. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e saj.
