Lista e zezë e SHBA-së, filtër…!

Shkruan: Zejdush KASTRATI

Shumë njerëz po shtrojnë pyetjen se pse Albin Kurti po insiston në nominimin e znj. Haxhiu për kryeparlamentare dhe nuk po pranon një marrëveshje për ta zëvendësuar me Fatmir Limajn, liderin e Nismës.

Fatmir Limaj vërtet ka reflektuar pozitivisht që nga fillimi i kësaj legjislature. Ai ka dalë i pastër në të gjitha proceset gjyqësore ndaj tij. Por, Fatmir Limaj është në listën e zezë të SHBA-ve, dhe kjo është çështja kryesore që mund të na kushtojë si vend – si Kosovë që e llogarit Amerikën partner strategjik për të ecur përpara.

Mendoj se Kurti ka marrë mesazh edhe në këtë drejtim, jo vetëm nga amerikanët, por edhe nga britanikët e gjermanët – se nuk është e udhës të hyjmë në aventura të tilla.

Mos pafsha kurrë që në poste ekzekutive Kosova të vendosë persona që janë në listën e zezë të SHBA-ve (me faj apo pa faj).

Fatmir Limaj – deputet, po; pjesë e pushtetit lokal, pse jo; koalicion me VV-në, pse jo. Por zgjedhja e tij si kryeparlamentar do të mbyllte dyert e takimeve në kancelaritë e fuqishme anembanë botës demokratike. (Unë kështu mendoj.)

Pra, opsioni i vetëm janë zgjedhjet e reja.

Mos e digjni Fatmirin, se nuk ia vlen!

Go to TOP