Lirohet nga detyra zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues, Ali Gashi

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, për arsye personale i ka kërkuar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lirimin nga detyra.

Në njoftim bëhet e ditur se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

“Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka aprovuar kërkesën për lirim nga detyra, ndërsa e ka falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm. E në anën tjetër edhe z. Gashi, ka falënderuar Ministren Haxhiu për bashkëpunimin dhe besimin e dhënë gjatë gjithë kësaj kohe”, thuhet në njoftim. 

Go to TOP