Liria dënohet me dy ndeshje pa shikues dhe gjobë prej 2000 eurosh

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Federatës së Futbollit të Kosovës ka dënuar klubin e futbollit Liria me dy ndeshje pa shikues dhe një gjobë prej 2000 eurosh, për shkak të lëshimeve në organizimin e ndeshjes ndaj Vëllaznimit.

“Klubi vendas FC “Liria”, mban përgjegjësi për rendin dhe sigurinë brenda dhe në afërsi të stadiumit, para, gjatë dhe pas ndeshjes. Për përgjegjësinë për sjelljen e gabuar të spektatorëve të tyre ata janë përgjegjës për incidentet e çdo lloji, me ç’rast i nënshtrohet dënimeve disiplinore. I. Bazuar në nenin 18 paragrafi 2 pika C të Rregullores disiplinore si dhe nenit 53 paragrafi 1 pika a, pika b dhe pika c i (Rregullores Disiplinore 23/24) ; Dënohet me mos zhvillimin e dy ndeshjeve në fushën e vetë pa praninë e shikuesve sipas radhës organizuar nga FFK”, është arsyetuar vendimi. “II. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1pika C dhe neni 18 paragrafi 1 pika 1 I Rregullores Disiplinore (ku thuhet: “Klubi vendas mban përgjegjësi për rendi dhe sigurinë para gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes); Dënohet me shumë prej 2000 euro (dy mijë euro). Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm”. Ndeshja e Ligës së Parë u zhvillua në fundjavë, ndërsa u fitua 1:0 nga prizrenasit.


Go to TOP