Lindsey Vonn rrëzohet rëndë në Olimpiadën Dimërore 2026
Skitarja amerikane, Lindsey Vonn, është rrëzuar rëndë gjatë garës së zbritjes për femra në Lojërat Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026.
Ajo ka humbur kontrollin që në sektorin e parë të pistës dhe është larguar me helikopter, pas ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit mjekësor.
Vonn kishte vendosur të garonte pavarësisht një lëndimi serioz në gju, me ligamentin e kryqëzuar të këputur plotësisht.
Skitarja amerikane ishte paraparë të garonte edhe në super-G, por pas këtij rrëzimi pjesëmarrja e saj në atë disiplinë mbetet e pasigurt.
Prev Post
KEK: Rikthehet në operim njësia A5
