Linda Evangelista ka bërë mastektomi pas diagnostikimit me kancer të gjirit

Modelja e njohur, Linda Evangelista, ka zbuluar tani se në vitin 2018 ishte diagnostikuar me kancer gjiri dhe se i nënshtruar mastektomisë së dyfishtë.

Kanadezja 58-vjeçare, një nga supermodelet origjinale, tha për “Wall Street Journal” se gjeti një gungë tjetër në gjoksin e saj vitin e kaluar.

Evangelista tha se parashikimet i ka “të mira, por jo shumë të mira”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ajo tutje shpjegoi se kishte bërë kimioterapi dhe radioterapi për tumorin e saj të fundit.

“Në momentin që kthehet, ka një shans. E di që e kam njërën këmbë në varr, por jam plotësisht në modë festimi”, tha ajo.

Vitin e kaluar, ylli u shfaq në kopertinën e “Vogue” për herë të parë që kur tha se ishte “deformuar” nga një procedurë kozmetike që shkoi keq.

Evangelista ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pasi kaloi gjashtë vjet “e fshehur” për shkak të një reagimi të rrallë ndaj një procedure kozmetike e cila ishte krijuar për të ulur qelizat dhjamore, por përkundrazi i zmadhonte ato.

Go to TOP