Limaj: Me Nismën e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta
Aktivitet elektoral edhe sot ka mbajtur Nisma Socialdemokrate. Në një tubim në kryeqytet, kreu i këtij subjekti, Fatmir Limaj, ka thënë se me subjektin e tij, e ardhmja e Prishtinës do të jetë në duar të sigurta.
Një listë me emra premtues për kryeqytetin ka premtuar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në tubimin me të rinjtë e Prishtinës. Limaj tha se lista me emrat e 56 kandidatëve për asamble komunale të Prishtinës dëshmon vullnetin e të rinjve për një të ardhme më të mirë.
“Ky ekip i shkëlqyer me profesione e mosha të ndryshme, me ambicie qysh i duhet kryeqytetit, ju dhe ne jemi ballëhapur që shkojmë te kutitë e votimit sepse Kemi parë djem e vajza punëtorë, komunikues, të thjeshtë e që kanë lënë jetën jashtë Kosovës e janë kthyer në vend të vet, ka thënë Limaj.
Limaj shtoi se me ekipen e tij, kryeqyteti do të jetë në duar të sigurta.
“Besoni në vetën tuaj sepse nuk ka asgjë më të rëndësishme në jetë dhe kjo e bën dallimin mes njerëzve sepse ju po sakrifikoni vetën dhe të ardhmen tuaj për të tjerët dhe kjo ekip prej 56 veta është e gatshme të shërbej ne çdo lagje në kryeqytet”, ka shtuar Limaj.
Sipas Limajt, partia e tij ka listën me 70% rini dhe 50% gra, e që siç tha ai, e dallon nga listat e partive tjera.
