Berisha në Samadrexhë: Do të punojmë për çdo lagje e çdo familje me drejtësi e përkushtim
Kandidati i PDK-së për kryetar të Suharekës, Dardan Berisha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët e Samadrexhës, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët e këtij fshati.
Në këtë takim, Berisha tha se vizioni i tij është që çdo lagje dhe çdo familje të ndjehet e përfaqësuar dhe e barabartë në zhvillimin e komunës. Ai shtoi se prioritetet e tij do të jenë zhvillimi i fshatrave, përmirësimi i infrastrukturës dhe krijimi i mundësive të reja për qytetarët.
“Kemi ide të qarta, njohim sfidat dhe dimë mundësitë që ka Samadrexha për zhvillim. Qëllimi ynë është i thjeshtë – të jemi të barabartë me të gjithë dhe të punojmë me përkushtim e drejtësi”, u shpreh Berisha.
Në takim mori pjesë edhe kandidatja për Asamblenë Komunale, Aferdita Mamaj, e cila theksoi se do të jetë zëri i qytetarëve të Samadrexhës dhe i gjithë Suharekës në kuvendin komunal.
“Do të përfaqësoj me dinjitet dhe përkushtim kërkesat e qytetarëve tanë, duke u siguruar që çdo vendim të jetë në interes të komunitetit”, deklaroi Mamaj.
Takimi përfundoi me përkrahje të dukshme nga banorët, të cilët shprehën besimin e tyre për ndryshime pozitive nën udhëheqjen e Dardan Berishës.
#PDK191 #Suharekë #KryetarDardanBerisha #AferditaMamaj9 /Kosova.info/
