Liga e Kampionëve, fitojnë Athletic Bilbao dhe Galatasaray

Vazhdon magjia e Ligës së Kampionëve, ku mbrëmjen e së mërkurës dy skuadra të mëdha evropiane, Athletic Bilbao dhe Galatasaray, kanë arritur fitore të rëndësishme në ndeshjet e rrethit të tretë të fazës së ligës.

Në “San Mames”, Athletic Bilbao triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Qarabagut. Edhe pse skuadra azere kaloi në epërsi që në minutën e parë me golin e Andrade, baskët reaguan fuqishëm me një paraqitje të bindshme. Guruzeta u bë hero i ndeshjes me dopietën e tij në minutat 40’ dhe 88’, ndërsa Navarro (77’) vulosi fitoren e skuadrës spanjolle.

Në një tjetër përballje të zjarrtë, Galatasaray ka fituar me të njëjtin rezultat, 3-1, përballë Bodoe/Glimt, para tifozëve të zjarrtë turq.

Ylli nigerian Osimhen realizoi dy herë në minutat 3’ dhe 33’, ndërsa Akugun (60’) shtoi golin e tretë për “Cim-Bomët”. Golin e vetëm për norvegjezët e realizoi Helmerson (76’).


Go to TOP