Driver Booster - Download Free for Windows 11, 10, 8, 7

Driver Booster: Free updater for Windows 11/10. Renew drivers for graphics, USB, audio, screen, network, printer, and mouse efficiently.!
Get it now for FREE !

Driver Booster Driver Booster Download

Libri për Harryn dhe Meghanin u tërhoq nga shitja në Holandë për shkak të ‘gabimit’ në përkthim

Shitja e librit të ri për familjen mbretërore është ndaluar në Holandë.

Xander, botuesit e përkthimit holandez të Endgame të Omid Scobie, kanë pezulluar “përkohësisht” shitjet e librit për shkak të siç e quajnë “një gabimi”.

Ata thanë në një deklaratë: “[Ne po e tërheqim] përkohësisht nga shitja librin e Omid Scobie. Ndodhi një gabim në përkthimin holandez dhe aktualisht është duke u korrigjuar”.

Ai vjen mes raportimeve se përkthimi duket se emërton një anëtar të Familjes Mbretërore, i cili dyshohet se ka vënë në dyshim se çfarë ngjyre do të ishte lëkura e djalit të Harryt dhe Meghan, Archie, kur ai të lindte.

Dukesha e Sussex-it pohoi në intervistën e saj në mars 2021 me Oprah Winfrey se një anëtar i familjes mbretërore ngriti “shqetësime” për ngjyrën e lëkurës së Archiet.

Çifti refuzoi të zbulonte se kush i kishte bërë komente të tilla, por Winfrey ka thënë që atëherë se Harry i tha asaj se nuk ishte Princi Philip apo mbretëresha e ndjerë.

Pretendimi shkaktoi një përgjigje të rrallë nga familja mbretërore, me Princin William duke thënë: “Ne nuk jemi aspak familje raciste”, në përgjigje të pyetjeve lidhur me akuzat.

Në një deklaratë pas intervistës, Familja Mbretërore tha se “teksa disa kujtime mund të ndryshojnë”, çështjet e ngritura në intervistë ishin “shqetësuese” dhe “do të trajtoheshin”.

Scobie u tha mediave holandeze se ai nuk përmendi një emër në librin e tij të ri – i cili u botua në Mbretërinë e Bashkuar të martën.

“Libri është në disa gjuhë dhe për fat të keq unë nuk flas holandisht. Por nëse ka gabime në përkthim, botuesi do t’i korrigjojë ato”, tha ai për RTL Boulevard, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

“Unë kam shkruar versionin anglisht. Nuk ka pasur asnjë version nga unë në të cilin janë përmendur emrat”.

Go to TOP