Letonia mund Italinë, Lituania Slloveninë

Letonia ka fituar ndaj Italisë në Kupën e Botës në basketboll, ndërkaq Lituania ndaj Sllovenisë.

Letonezët triumfuan ngushtë, 87:82, ndërkaq Lituania ngadhënjeu ndaj sllovenëve me rezultat 100:84.

Kështu, dy klubet fituese do të përballen me njëra tjetrën për të përcaktuar vendin e pestë dhe të gjashtë në Botëror.

Ndërkaq, Italia luan me Slloveninë për ta përcaktuar vendin e shtatë dhe të tetë.

Go to TOP