Letonia dhe Shqipëria shkojnë në pushim me rezultat të barabartë
Letonia dhe Shqipëria kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 1-1, pas një pjesë të parë me raste në të dyja portat.
Kuqezinjtë kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e njëzet e nëntë. Kontakti mes Rey Manajt dhe mbrojtësit Cernomordijs ka rezultuar vendimtar, dhe ndonëse fillimisht është menduar se ka qenë Manaj ai që ka shënuar, UEFA e ka regjistruar golin si autogol nga Cernomordijs.
Vetëm pak minuta më herët, në minutën e njëzet e një, Letonia ka shpërdoruar një mundësi të artë për të kaluar në epërsi, kur Jurijs Ikaunieks ka dështuar të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë.
Megjithatë, në fundin e pjesës së parë, Cernomordijs është bërë sërish protagonist, këtë herë në portën e duhur, duke barazuar rezultatin në momentet e fundit.
Shqipëria kalon në epërsi ndaj Letonisë
Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Letonisë, e cila po zhvillohet sot.
Kuqezinjtë kanë realizuar golin e avantazhit në minutën e njëzet e nëntë. Deri tek goli ka ardhur kur Rey Manaj dhe Cernomordijs, të dy kanë pasur kontakt me topin, por në fund UEFA e ka regjistruar si autogl.
Më herët, në minutën e njëzet e një, Letonia e ka humur një mundësi të artë për të kaluar në avantazh, pasi Jurijs Ikaunieks nuk ka arritur të shënojë nga pika e bardhë të penalltisë.
Ndeshja mbetet e hapur dhe ka ende shumë kohë që rezultati të ndryshojë.

Letoni – Shqipëri, formacionet
Letonia dhe Shqipëria ndeshen sontë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026 në një përballje që përket te Grupi K. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
LETONIA:
Zviedris,Ciganiks,Balodis, Cernomordijs, Jurkovskis, Jaunzems, Zelenkovs, Saveljevs, Varslavans, Ikaunieks, Gutkovskis.
SHQIPËRIA:
Strakosha, Mitaj, Kumbulla, Ismajli, Balliu, Laçi, Shehu, Asllani, Hoxha, Manaj, Broja.
