Leon Thaçi thyen rekordin shtetëror në Shtutgart të Gjermanisë
Atleti ynë, Leon Thaçi, pjesë e programit “Super Sportistët”, vazhdon të shënojë progres në karrierën e tij.
Në garën ndërkombëtare “Internationales Laufermeeting Plietzhausen”, të mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë, Leoni zuri vendin e katërt, në disiplinën 600 metra, duke thyer njëherit rekord shtetëror, të cilin vrapuesi ynë më i shpejtë, Musa Hajdari, pjesëmarrës në dy edicione të Lojërave Olimpike.
Koha e Leonit ishte 1 minutë e 18.16 sekonda.
