Lëkundje të forta tërmeti në jug të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri, rreth orës 15:38.

Referuar qendrës sizmologjike europiane EMSC, lëkundja ka qenë 3.8 ballë, me thellësi 2 km, dhe me epiqendër në afërsi të Gjirokastrës.

Lëkundjet raportohet se janë ndjerë në të gjithë jugun e vendit.

Deri tani nuk raportohen dëme. 

Go to TOP