Lekaj: Rizvanolli do të duhej ta suspendonte Bordin e KEK-ut

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli do të duhej që sot ta suspendonte Bordin e Korporatës Energjetike të Kosovës, dhe kryeshefin e ekzekutivit.

Këto deklarata Lekaj i bëri pas vendimit të Gjykatës Themelore për masën e paraburgimit prej një muaji ndaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Deputeti i AAK-së, madje tha se nëse ministrja nuk e bënë këtë veprim me zingjirin komandues sipas tij, i bie që edhe ministrja duhet të “shkojë në shtëpi”.

“Ajo që mund të them në këtë rast mendoj që më e pakta është që pas vendimit të sotëm për paraburgim prej 30 ditëve, që ministrja të merr vendim ta shkarkoj kryeshefin, jo ta suspendoj dtth edhe Bordin edhe kryshefin e ekzekutivit. Kjo është më e pakta përndryshe, me zingjirin komandues i bie që edhe ministrja duhet të shkojë në shtëpi”, tha Lekaj në Tëvë1.

Go to TOP