Lekaj i AAK-së kërkon të hiqet akciza e naftës, kritikon ashpër Kurtin dhe ministrat

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një konferencë për media ka kërkuar heqjen e akcizës së naftës dhe tatimin mbi produktet bazike për pesë muaj.

Ai nuk la pa iu ‘gjuajtur’ kryeministrit Kurti, duke thënë që është në ekskursion dhe ministrat e dikasterëve ekonomike janë të padukshëm.

“Reagimi i Qeverisë, në këtë kohë krize as që shihet. Kryeministri është ne ekskursion e ministrat e dikasterëve ekonomike janë të padukshëm. Madje për secilin propozim, iniciativë të opozitës, nuk ekziston as minimumi i vullnetit për diskutim, apo gjetje të alternativave të përbashkëta. Pra thjeshtë, ende janë në logjikën “Krejt dhe drejt””, ka thënë Lekaj.

“Tek përkrahja nëpërmjet politikave fiskale dhe tatimore, propozojmë heqjen për një periudhë pesë mujore të akcizës për naftën, heqjen e tatimit mbi produktet bazike të shportës familjare, përkrahjen direkte apo indirekte për të ruajtur zinxhirin ekonomik, masa emergjente të rishikimit të çmimeve të kuotuara në projektet e investimeve publike”, propozoi Lekaj. 

Go to TOP