Lekaj: Çudi si Kurti mendon se do të ketë takime me personalitete të larta në SHBA

Deputeti i AAK’së, Pal Lekaj ka folur për vizitën dyjavëshe të përmendur të kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lekaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se është i habitur se si mendon Kurti që mund të ketë takim me ndonjë zyrtarë të lartë të SHBA’së, kur kjo Qeveri, sipas tij, ka ironizuar me marrëveshjen e Washingtonit e çështjen e gazit.

“Nuk ndërhyjë në ftesat e SHBA’të, por mund të them që Kurti me veprimet e tij ka qenë larg bashkëpunimit me SHBA’të. Për gazin, countur globalin, marrëveshja e Ëashingtonit dhe ata nëse në një Shtëpi të Bardhë e firmos një dokument dhe mnga qeveria Kurti ironizojnë, atëherë është çudi si mendon Kurti që do të ketë takime me personalitete të larta të SHBA’së.

Kur, kryeministri i Kosovës thotë do të shkojë në SHBA dhe do të rrijë së paku dy javë, nuk kam dëgjuar dhe nuk ndodh me asnjë kryeministër të vendi tjetër, as në rajon as Evropë, mund të shkojshë 10 ditë për pushime,  por dy javë me shku në SHBA dhe me thonë që po unë do të shmkojë e do të rri 2 javë, por me qëndru dy javë thu a je ka shkon për pushim, a për takime zyrtare, apo për afrim të bashkëpunimit që na duhet si buka dhe krypa”, tha Lekaj.

Tutje ai shtoi se asnjë kryeministri nuk i duhet të qëndrojë dy javë për vizitë në SHBA.

“Unë nuk mendoj që një kryeministër të një vendi të cfarëdo i duhet dy javë të qëndroj në një vend, kur nëse ti ki takime zyrtare sepse nuk mundesh me nejt dy jave nëse e takon presidentin e SHBA’të. Nëse sekratrin apo personalitet, cfarë të duhet atëherë me qëndru 2 javë në SHBA. Është diçka që këtu mshefet”.

Go to TOP