LDK rikthehet në Skënderaj pas 17 vitesh, hap zyrën në vendin historik

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Skënderaj do të rihapë zyrën e saj nesër në ora 14:30, në të njëjtin lokacion ku gjatë viteve ’90 janë zhvilluar aktivitete të rëndësishme historike të kësaj partie.

Sipas njoftimit të bërë nga Fadil Geci, kjo ngjarje pritet të mbledhë qytetarë dhe simpatizantë të shumtë, ndërsa do të jetë e pranishme edhe kandidatja për presidente Vjosa Osmani si dhe kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku.

Pas 17 vitesh mungesë, rikthimi i LDK-së në këtë komunë konsiderohet si një moment me simbolikë të veçantë, duke reflektuar vazhdimësinë, bashkimin dhe besimin në rrugëtimin politik të kësaj force.

Organizatorët e cilësojnë këtë hapje si një rikthim në rrënjë dhe një sinjal për rritjen e angazhimit politik në Skënderaj. /Kosova.info/


Go to TOP