LDK-ja doli e para në zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Puna jonë vazhdon

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar të gjithë votuesit e subjektit të tij në zgjedhjet e 17 tetorit.

Përmes një shkrimi në facebook, Abdixhiku ka thënë se, rikthimi si parti e parë në zgjedhjet lokale është përmbushje e plotë për secilin prej tyre, andaj ka kërkuar që të vazhdoj puna për raundin e dytë.

“Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, i falënderoj të 170,177 votuesit e LDK-së, që me besimin dhe mbështetjen e tyre, vendosën Lidhjen Demokratike të Kosovës si partinë e parë – me më së shumti vota – në zgjedhjet e 17 tetorit.

Rikthimi ynë, si parti e parë në zgjedhje lokale, është përmbushje e plotë për secilin nga ne. Por, mbi të gjitha, është rikujtim se angazhimi ynë i vërtetë dhe i drejtë merr gjithherë mbështetje qytetare. Këtë besim e këtë rikthim duhet ta kujdestarojmë me plot përgjegjësi deri në vlerësimin tjetër.

Puna jonë vazhdon. Në raund të dytë edhe më tej. LDK është për të gjithë. Ju faleminderit nga zemra!”, ka thënë Abdixhiku.

Go to TOP