LDK e Gjilanit kritikon qeverisjen e LVV-së për dështimet në infrastrukturë: Muri kinez në qendër, simbol i regresit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Dega Gjilan ka mbajtur një konferencë për media, ku kritikoi ashpër qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Gjilan për dështimet në projektet infrastrukturore.

Shkëlzen Ibrahimi, kryetari i Komisionit për Shërbime Publike, theksoi se dhjetëra projekte të rëndësishme, përfshirë autostradën Gjilan-Prishtinë, rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, dhe projektet si impianti i ujërave të zeza dhe Stadiumi i Qytetit, kanë ngecur ose nuk kanë filluar ende.

LDK gjithashtu kritikoi ndarjen e shesheve të qytetit përmes një “muri kinez” të vendosur në qendër të Gjilanit, një veprim që, sipas tyre, ka shkaktuar konfuzion dhe regres. /Kosova.info/


Go to TOP