Lazio fiton me rikthim sensacional ndeshjen e zjarrtë dhe të tensionuar ndaj Interit

Lazio ka fituar me rikthim sensacional ndaj Interit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Serie A.

Interi nuk ka arritur të mbajë epërsinë e pjesës së parë dhe t’i marrë tri pikët e radhës, pasi ka lëshuar terren në pjesën e dytë dhe është mposhtur nga Lazio në ndeshjen e zhvilluar në Olimpico.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e luftuar, thuajse e barabartë për nga rastet, por me Interin që bëri diferencën duke gjetur golin.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 12-të me anë të Ivan Perisic, i cili shënoi nga pika e bardhë për 0-1.

Në pjesën e dytë, Lazio ishte më kërkuese, rrezikoi më shumë dhe arriti t’i shënojë dy gola për ta rikthyer rezultatin, ndërsa në fund edhe një tjetër të sigurisë.

Fillimisht ishte Ciro Immobile (64’), i cili shënoi nga penalltia për barazimin 1-1, ndërsa Felipe Anderson (81’) shënoi nga afërsia për 2-1.

Kur pritej që Interi të rikthej në lojë me golin e barazimit, në skenë doli Sergej Milinkovic (90+), i cili shënoi me kokë për rezultatin përfundimtar 3-1.

Në fund dhe pas përfundimit ndeshja u përshkua me shumë tensione dhe kacafytje të lojtarëve, ku nuk munguan as kartonët e verdhë dhe të kuq.

Pas kësaj fitore, Lazio ngjitet në pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e tretë me 17 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Nerazzurrët e presin Juventusin, ndërsa Lazio udhëton te Hellas Verona.

https://www.youtube.com/watch?v=rLwKv10erI8&feature=emb_title
Go to TOP