Lavrov nuk e përjashton takimin Zelensky – Putin
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të refuzonte një takim me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky për të diskutuar çështje specifike.
Lavrov e bërë këtë koment në konferencën për media pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba në Turqi.
Ditë më parë, presidenti ukrainas, Zelensky, ka kërkuar një takim me presidentin rus, Putin.
Lavrov: Perëndimi po sillet në mënyrë të rrezikshme
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të enjten se shtetet perëndimore po sillen në mënyrë të rrezikshme sa i takon situatës së Ukrainës duke shtuar se operacioni ushtarak i Rusisë atje po shkonte sipas planit.
Lavrov tha në një konferencë për media pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas se Perëndimi po krijonte një rrezik në rajon që mund të vazhdon për shumë vite dhe se ata që furnizuan me armë Ukrainën dhe mercenarët atje duhet të kuptojnë rrezikun e asaj që po bëjnë.
