Laura në çerekfinale

Laura Fazliu ka vazhduar formën e mirë në Kampionatin Botëror të Xhudos që po mbahet në Budapest, duke siguruar një vend në çerekfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë.

Në luftën e saj të dytë, xhudistja nga Kosova mposhti italianen Carlotta Avanzato në një përballje të fortë dhe dinamike. Gjatë gjithë ndeshjes, Laura mbajti iniciativën dhe e kontrolloi ritmin e luftës.

Vendimtare ishte minuta e fundit, kur ajo realizoi një hedhje të shkëlqyer që i dha fitoren me Ippon, duke dëshmuar edhe një herë nivelin e saj të lartë teknik.

Pas rikthimit nga lëndimi, Fazliu po e gjen gjithnjë e më shumë ritmin në çdo duel, ndërsa mbetet një prej pretendenteve kryesore për medalje në këtë kategori.


Go to TOP