Latifi: Transparenca buxhetore triumfon në Rahovec, e para me 100 pikë

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar se sipas rezultateve të Indeksit për Transparencën Buxhetore për vitin 2024, Komuna e Rahovecit është renditur në vendin e parë, me 100 pikë.

Latifi në “Facebook” ka theksuar se ky është një sukses dhe dëshmi e qartë e përkushtimit për qeverisje të hapur, llogaridhënëse dhe në shërbim të qytetarëve.

“Çdo cent i shpjeguar. Çdo qytetar i informuar. Kjo është mënyra jonë e të qeverisurit, me përgjegjësi dhe me transparencë të plotë. Komuna e Rahovecit është shembull për gjithë Kosovën. Faleminderit të gjithëve për bashkëpunimin, ky është sukses i përbashkët!”, ka shkruar ai. /Kosova.info/


Go to TOP