Largohet nga Besiktasi, lojtari afër skuadrës së njohur spanjolle
Klubi spanjoll, Villarreal raportohet se është i interesuar për futbollistin e Besiktas, Eric Bailly.
Skuadra spanjolle është duke menduar për disa lojtarë për afatin kalimtar të janarit.
Bailly, sipas mediave spanjolle, është synim i Villarealit. Lojtari thuhet se do të largohet nga klubi turk dhe e ardhmja e tij, duket se do të jetë në Spanjë.
“Ende nuk është arritur marrëveshja. Negociatat janë duke vazhduar”, shkruajnë mediat iberike.
Ndryshe, Bailly është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, por siç raportohet, Villareali është më afër lojtarit.
