Pas lansimit të raketave balistike mes dy Koreve, deklarohet ushtria amerikane – aktivizohen alarmet në Korenë e Jugut

Pas lansimit të raketave nga ana e Koresë së Veriut në drejtim të brigjeve të asaj të Jugut, është deklaruar ushtria amerikane.

“Jemi të vetëdijshëm për raketat balistike që i lansoi Koreja e Veriut, dhe jemi në kontakt me aleatët dhe partnerët tanë. Vlerësojmë që kjo ngjarje nuk paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për SHBA-të apo aleatët tanë, pavarësisht sjelljeve të pamatura të Koresë së Veriut që është faktor destabilizues”, thuhet në kumtesën e ushtrisë amerikane.

Ndryshe banorët e Koresë së Jugut u alarmuan, kur autoritetet aktivizuan alarmet që paralajmërojnë lansimin e raketave.

Madje aktivizimit i alarmit u transmetuar edhe përmes televizioneve, si dhe u publikuan instruksionet për evakuim në rast të eskalimit të situatës.

Në anën tjetër ushtria amerikane ka njoftuar se po monitoron situatën, dhe se është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët dhe partnerët.

Japonia ka njoftuar para pak çastesh, se Koreja e Veriut ka lansuar edhe një raketë tjetër balistike në drejtim të brigjeve të Koresë së Jugut.

Go to TOP