Lajmëtari i fundit

Shkruan: Pal ShTUFI

Kur ra nata e ankthshme e mëngjesi doli i përgjakur, erdhi një burrë me nda dhembjen me ne. Për t’i dhënë historisë lajmin e fundit, kishte përzgjedhur të vishte një xhaketë bojë qielli dhe dy pika lot që nuk mund t’i ndalte.

Të mpirë nga dhembja, nuk kuptonim më lajme. I madh e i vogël  kishim ngulur sytë në xhaketën blu të Lajmëtarit të Fundit, thoshe ti se aty fshihej qielli i lirisë, që nga Koha e Gjergjit të madh.

Atë ditë, mbi dhembje e trishtim kemi parë epokën blu – një qiell pa re. Atë ditë e sot!

Go to TOP