Lajm i mirë për Kosovën, pas Skriniar, lëndohet edhe Duris
Sllovakia do të ketë mungesa të rëndësishme në përballjen ndaj Kosovës.
Sllovakët dhe Dardanët do të përballen nesër mbrëma në Bratislavë, në gjysmëfinalen e pley-off-it për Kupën e Botës 2026, ndeshje që do të transmetohet në RTK.
Pas Milan Skriniar, një tjetër goditje për sllovakët është mungesa e sulmuesit të krahut David Duris.
Lajmi e ka konfirmuar përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona në konferencën për media.
“David Duris ka pësuar një lëndim në krah gjatë stërvitjes dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kosovës”, tha Calzona.
Sa i përket situatës së Skriniar, trajneri la të hapur mundësinë e rikthimit të tij në formacion, por vendimi final do të merret para ndeshjes.
“Do të shohim si do të ndihet nesër në mëngjes. Kemi ende kohë për të vendosur dhe po bëjmë maksimumin që ai të jetë gati”, theksoi ai.
Calzona nuk kurseu vlerësimet për Kosovën, duke paralajmëruar një përballje të fortë.
“Kosova është një skuadër shumë e organizuar. Ka bërë paraqitje të mira dhe nuk do të jetë aspak një ndeshje e lehtë për ne”, theksoi trajneri i Sllovakisë.
Ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës fillon në orën 20:45.
