Lajçaku nuk do të bëhet ambasador i BE-së në Zvicër

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nuk do të bëhet ambasador i Bashkimit Evropian në Zvicër, siç ishte njoftuar muaj më parë.

“Për shkak të zhvillimeve të paparashikuara, ambasadori i caktuar për Zvicër dhe Lihtenshtejn përfundimisht nuk do ta marrë postin në Bernë. Rrjedhimisht, mandati i ambasadorit aktual është zgjatur deri më 31 gusht 2025”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Zvicër në Twitter.

Në fund të korrikut, Zyra për Shërbimin e Jashtëm të BE-së pati bërë të ditur se Lajçakut i është zgjatur mandati si emisar i dialogut Kosovë-Serbi deri në janar të vitit 2025.

Në prill, ky shërbim pati njoftuar se Lajçaku është kandidat për ambasador të BE-së në Zvicër.

Lajçak ka marrë mandatin si i dërguar special i BE-së për dialogun nga 2 prill i vitit 2020.

Go to TOP