Lajçak: Zgjidhja e fatit të të pagjeturve është urgjente
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet se zbardhja e fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente.
“Zbulimi i fatit të më shumë se 1600 personave ende të zhdukur është urgjente. Të gjithë të dashurit – pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike – meritojnë mbyllje. Kjo është arsyeja pse unë vizitova Qendrën e Dokumentacionit, u takova me Qendrën Burimore të Personave të Zhdukur dhe mora pjesë në shfaqjen e “Uji dhe qirinjtë”, shkruan Lajçak në një postim në Twitter.
Resolving the fate of more than 1600 persons still missing is urgent. All loved ones – no matter of their ethnicity – deserve closure. This is why I visited the Documentation Center, met with the Missing Persons Resource Center and attended the screening of 🎥“Water and Candles” pic.twitter.com/3CLgrJCc0G
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 27, 2022
Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, të zhdukur kanë qenë rreth 6,500 persona. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të zhdukurve.
Gërmimet e fundit janë bërë muajin e kaluar në varrezën masive në Kizhevak të Rashkës në Serbi. Institucionet e Kosovës kanë bërë të ditur se në këtë lokacion janë gjetur mbetjet mortore të nëntë kosovarëve, të vrarë gjatës luftës.
Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe 1,639 persona, kryesisht shqiptarë.
Sot, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Lajçak takoi tre krerët e partive opozitare në vend. Fillimisht ai u takua me kryetarin e PDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe me kreun e PDK-së, Memli Krasniqi.
On day 2️⃣ in Kosovo, I met with the leadership of the main Kosovo Albanian opposition parties to brief on the state-of-play of the Dialogue and hear their opinions and assessments. I welcome their strong support for the Dialogue. pic.twitter.com/BZBi5cT80k
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 28, 2022
Ai të hënën u takua me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pas Kosovës, diplomati sllovak do ta vizitojë Serbinë.
Temë kryesore në këto takime ishte dialogu Kosovë-Serbi dhe opozitarët kërkuan që ky proces të përmbyllet me njohje reciproke.