Lajçak: Vazhdojnë përpjekjet për zgjidhje javën e ardhshme

Emisari i Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak, ka pas takimeve në Bruksel me kryenegociatorin e Kosovës dhe atë të Serbisë, ka thënë së në takimet bilateral është folur për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së.

Emisari Lajçak në “X” ka shkruar se palët kanë rënë dakord që të vazhdojnë përpjekjet javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit.

“Sot prita një sërë takimesh bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimin tonë për një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK-së. Palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar ai. /Kosova.info/

Go to TOP