Lagështi, rrjedhje uji dhe mungesë hapësire në barnatoren qendrore të QKUK-së

Hapësirat e barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë të ngushta dhe të papërshtatshme për të punuar.

Aty nuk ka zyra të mjaftueshme për farmacistët dhe stafin përcjellës.

Në dhomat ku janë të sistemuara barnat, janë të vendosurat edhe tavolinat e punës për stafin.

Radio Evropa e Lirë ju sjell pamje brenda ambienteve të barnatores, ku shihet se ka lagështi dhe rrjedhje të ujit nga gypat e ujit, ata të ujërave të zeza dhe të ngrohjes.


Një nga hapësirat në barnatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë të vendosura barnat dhe dokumentet.  Aty shihen muri dhe tavani i dëmtuar nga lagështia dhe rrjedhja e ujit. 
Një nga hapësirat në barnatoren qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku janë të vendosura barnat dhe dokumentet.Aty shihen muri dhe tavani i dëmtuar nga lagështia dhe rrjedhja e ujit. 
Barnatorja qendrore është depo qarkulluese farmaceutike, e cila aktualisht ndodhet në katin përdhesë të Klinikës së Gjinekologjisë, aty ku është e vendosur edhe barnatorja e kësaj klinike.
Barnatorja qendrore është depo qarkulluese farmaceutike, e cila aktualisht ndodhet në katin përdhesë të Klinikës së Gjinekologjisë, aty ku është e vendosur edhe barnatorja e kësaj klinike.
Kjo barnatore bën furnizimin e të gjitha klinikave, shërbimeve dhe instituteve paraklinike të QKUK-së me produkte farmaceutike.  Mungesa e hapësirës ka bërë që pakot me barna të vendosen edhe në hapësirat ku lëvizin farmacistët dhe punëtorët e tjerë.  
Kjo barnatore bën furnizimin e të gjitha klinikave, shërbimeve dhe instituteve paraklinike të QKUK-së me produkte farmaceutike.Mungesa e hapësirës ka bërë që pakot me barna të vendosen edhe në hapësirat ku lëvizin farmacistët dhe punëtorët e tjerë.
Kjo është hapësira ku grumbullohen dhe ruhen për kohë të caktuar furnizimet për repartet e Klinikes së Hematologjisë.  Në pamje vërehen myku dhe gypat e ujërave të zeza. 
Kjo është hapësira ku grumbullohen dhe ruhen për kohë të caktuar furnizimet për repartet e Klinikes së Hematologjisë.Në pamje vërehen myku dhe gypat e ujërave të zeza. 
Tavani i dëmtuar nga rrjedhja e ujit.  Barnatorja qendrore bashkëpunon edhe me barnatoret e spitaleve të përgjithshme për këmbimin e informacioneve lidhur me stokun farmaceutik që disponojnë, sidomos atij me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë.
Tavani i dëmtuar nga rrjedhja e ujit.Barnatorja qendrore bashkëpunon edhe me barnatoret e spitaleve të përgjithshme për këmbimin e informacioneve lidhur me stokun farmaceutik që disponojnë, sidomos atij me afat më të shkurtër të qëndrueshmërisë.
Në anën e djathtë të korridorit kryesor të barnatores, si pasojë e lagështisë është krijuar një vrimë. Pranë saj shihet edhe një çezmë, e cila përdoret për pastrimin e dyshemesë - aty ku ruhen barnat. 
Në anën e djathtë të korridorit kryesor të barnatores, si pasojë e lagështisë është krijuar një vrimë. Pranë saj shihet edhe një çezmë, e cila përdoret për pastrimin e dyshemesë – aty ku ruhen barnat. 
Në mungesë të hapësirës, po në këtë korridor, pakot me medikamente janë të vendosura mbi njëra-tjetrën. 
Në mungesë të hapësirës, po në këtë korridor, pakot me medikamente janë të vendosura mbi njëra-tjetrën. 
Në korridor, një punëtor mundohet ta gjejë hapësirë për t'i vendosur edhe disa pako me barna. 
Në korridor, një punëtor mundohet ta gjejë hapësirë për t’i vendosur edhe disa pako me barna. 
Gjithashtu, në mungesë të hapësirave farmacistët vendosin garderobën e tyre aty ku ruhen pakot me barna. 
Gjithashtu, në mungesë të hapësirave farmacistët vendosin garderobën e tyre aty ku ruhen pakot me barna. 
Xham i thyer brenda hapësirës ku ruhen infuzionet. 
Xham i thyer brenda hapësirës ku ruhen infuzionet. 
Barnat në sektorin e narkotikëve. Barnatorja përbëhet nga gjashtë sektorë: sektori i narkotikëve, sektori i anestetikëve, sektori i terapisë specifike dhe citostatikëve, sektori i materialit medicinal-shpenzues, sektori i infuzioneve, si dhe sektori i penjve kirurgjik, dezinfektuesve dhe produkteve e materialeve tjera.
Barnat në sektorin e narkotikëve.Barnatorja përbëhet nga gjashtë sektorë: sektori i narkotikëve, sektori i anestetikëve, sektori i terapisë specifike dhe citostatikëve, sektori i materialit medicinal-shpenzues, sektori i infuzioneve, si dhe sektori i penjve kirurgjik, dezinfektuesve dhe produkteve e materialeve tjera.
Ambienti para hyrjes në dhomen e ftohtë, aty ku kërkohet të ruhen barnat në temperatura të ulëta. 
Ambienti para hyrjes në dhomen e ftohtë, aty ku kërkohet të ruhen barnat në temperatura të ulëta. 
Pako me materiale shpenzuese, të cilat janë vendosur njëra mbi tjetrën për shkak të mungesës së hapësirës.
Pako me materiale shpenzuese, të cilat janë vendosur njëra mbi tjetrën për shkak të mungesës së hapësirës.
Në mungesë të frigoriferëve medicinalë, barnat në këtë barnatore ruhen edhe në mini-frigoriferë ushqimesh.
Në mungesë të frigoriferëve medicinalë, barnat në këtë barnatore ruhen edhe në mini-frigoriferë ushqimesh.
Në këtë fotografi shihen gypat e ujërave të zeza pa ndonjë izolim që kalojnë nëpër tavanin e barnatores.
Në këtë fotografi shihen gypat e ujërave të zeza pa ndonjë izolim që kalojnë nëpër tavanin e barnatores.
Në depon më të madhe në barnatoren qendrore shihen tavani dhe muret e dëmtuara si pasojë e lagështisë.
Në depon më të madhe në barnatoren qendrore shihen tavani dhe muret e dëmtuara si pasojë e lagështisë.
Go to TOP