LAFC konfirmon nënshkrimin e Gareth Bale
Skuadra e MLS Los Angeles FC ka konfirmuar nënshkrimin e superyllit nga Uellsi, Gareth Bale.
Bale, i cili ishte një agjent i lirë pasi u largua nga Real Madrid në fund të kontratës së tij, ka nënshkruar një kontratë 12-mujore me LAFC me një opsion për 18 muaj të tjerë.
Legjenda e Uellsit kishte konfirmuar tashmë lëvizjen e tij të radhës në një postim në rrjetet sociale të shtunën mbrëma, duke shkruar: “Shihemi së shpejti, Los Angeles”, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur për faqen zyrtare të klubit, pesë herë fituesi i Ligës së Kampionëve, Bale tha: “Jam jashtëzakonisht i emocionuar për këtë lëvizje në LAFC”.
“Ky është vendi i duhur për mua dhe familjen time dhe koha e duhur në karrierën time, dhe mezi pres të filloj të punoj me ekipin dhe të përgatitem për të fituar më shumë trofe në Los Angeles”.
