Labinot Gjini – Një kandidat me vlera dhe vizion për Kosovën

Shkruan: Rrezarta Bislimi

Megjithëse bindjet e mia politike ndonjëherë janë të ndryshme, ka momente kur zgjedhjet shkojnë përtej partive. Sot dua të flas për një person në të cilin kam besim të plotë: kushëririn tim, Labinot Gjinin, të cilin ne e thërrasim Lab.

Mbështetja ime për kandidaturën e tij si deputet në Kosovë nuk lidhet aspak me lidhjet tona familjare. Nuk është sepse kemi lindur në të njëjtën familje, por sepse e njoh njeriun që ai është, politikanin që përfaqëson dhe vlerat që mbron.

Integriteti i tij, angazhimi i tij dhe aftësia që ka për të bashkuar njerëz, për të krijuar lidhje të fuqishme me çdo secilin/secilën edhe aty ku nuk ekzistojnë, më japin një siguri të plotë.

Labi ka qenë gjithmonë i angazhuar, që nga fëmijëria. Rrugëtimi i tij e ka çuar në atë që është sot. Që në moshën 12-vjeçare, kur kaloi dy vite në Berat vetëm, apo në moshën 16-vjeçare kur u angazhua me UÇK, Labi ka dëshmuar një përkushtim të jashtëzakonshëm për atdheun.

Pas kësaj, ai vazhdoi angazhimin e tij në komunitetin shqiptar në Lyon (Francë), ku ndihmoi dhe vazhdon të ndihmoj studentë shqiptar, promovoi kulturën tonë, ndërgjegjësoj rreth vlerave dhe sfidave të shqiptarëve në mërgatë dhe i bashkoi rreth qëllimeve të përbashkëta.

Si një person i lindur në mëmëdhe, i rritur në Francë, në Lyon, dhe si pjesë e brezit të dytë të emigracionit shqiptar nga Kosova, Labi e ka bërë qëllim të tij të parë zhvillimin e Kosovës.

Për këtë arsye, ai ka sakrifikuar tre vitet e fundit të jetës së tij larg familjes, larg fëmijëve të tij, për t’u rikthyer dhe për t’u angazhuar drejtpërdrejt.

Vizionin e tij e mbështet në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në krijimin e kushteve që mërgata të angazhohet në projekte konkrete, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.

Si fund, ç’të them tjetër përveç se Labi është një person që dëgjon, vepron dhe sjell ndryshime për kë ka takuar në rrugën e tij. Nëse e mbështes sot, kjo nuk është për hir të familjes, por nga bindja ime më e thellë.

Do të votoja për të me sy mbyllur, sepse e di që ai është personi i duhur, ai që do të përfaqësojë vlerat, nevojat e popullit, të grave, të mërgatës dhe të qytetarëve të Vitisë, me forcë dhe integritet.

meLabin #PërKosovën

Go to TOP